VDES NËNA DHE FOSHNJA/ Mjeku i bën gruas lindje cezariane në gjendje të dehur – AlpeGossip
VDES NËNA DHE FOSHNJA/ Mjeku i bën gruas lindje cezariane në gjendje të dehur

VDES NËNA DHE FOSHNJA/ Mjeku i bën gruas lindje cezariane në gjendje të dehur

Një doktor është arrestuar me akuzën e vrasjes së një nëne dhe foshnjes së saj.

Mjeku në shtetin perëndimor indian të Gujarat i bëri gruas lindje cezariane në gjendje të dehur.

Foshnja vdiq menjëherë pas operacionit ndërsa nëna vdiq pak pas saj.

Policia raporti se pas një testi mjeku rezultoi se ishte i dehur.

Ndërsa po hetohet nëse vdekjet u shkaktuan nga neglizhenca apo për arsye të tjera mjekësore.

PJ Lakhani është një mjek me përvojë të gjatë dhe ka punuar në spitalin shtetëror Sonaëala për 15 vitet e fundit.

Pacientja, Kamini Chachi, u dërgua në spital mbrëmjen e së hënës (26 nëntor) me dhimbje lindje.

Mediat lokale raportuan se mjekët i thanë familjes se foshnja kishte vdekur, ndërsa nëna kishte shumë gjakderdhje.

Familja vendosi ta dërgonte në një spital privat por ajo vdiq rrugës.

BBC raporton se doktori Lakhani telefonoi policinë, duke i kërkuar ndihmë pasi kishte frikë se familja e pacientes do ta sulmonte kur të mësonte për vdekjet.

Por kur policia mbërriti në spital gjeti mjekun në gjendje të dehur dhe e arrestuan.