Pas ndarjes nga Klaudia Pepa, Albi Nako është përfolur për një lidhje me balerinën e njohur Alba Hoxha. Madje u tha se ata e kanë çuar në një tjetër nivel lidhjen e tyre duke u fejuar por që të dy i kanë mohuar këto lajme.
Ndonëse e ka mohuar lidhjen, Albi Nako nuk e fsheh dot gëzimin kur sheh Albën të veshur si nuse me fustan nusërie.
Balerina e njohur Alba Hoxha është bërë sot nuse për herë të parë teksa ka sfiluar në një event por ajo që ra në sy ishte reagimi i Albi Nakos.
Ai e ka filmuar balerinën gjatë gjithë xhiros së saj dhe dukej mjaft i fokusuar në performancën e Albës, të cilën e ka etiketuar në videot në Instagram dhe ka vendosur disa emoji.