PAS ZHURMËS SË SHKAKTUAR/ Ja si përgjigjet Ardian Bujupi kur e pyesin a është në lidhje me Sabrine Khan – AlpeGossip
PAS ZHURMËS SË SHKAKTUAR/ Ja si përgjigjet Ardian Bujupi kur e pyesin a është në lidhje me Sabrine Khan

PAS ZHURMËS SË SHKAKTUAR/ Ja si përgjigjet Ardian Bujupi kur e pyesin a është në lidhje me Sabrine Khan

Ardian Bujupi më në fund i është përgjigjur pyetjes që fansat e tij kanë në mendje prej kohësh: A është në lidhje me Sabrine Khan?

Artisti ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram dhe sigurisht nuk mund të mungonin pyetjet rreth jetës romantike. “A je bashkë me Sabrin Khan?”- ka qenë pyetja e ndjekësit të cilit këngëtari i është përgjigjur duke shkruar: “Jo, ajo punon si kuzhiniere për mua.” Këtë e ka shoqëruar me një video ku balerina shihet duke gatuar në kuzhinë.

Një ironi e bukur për të nënkuptuar se janë bashkë.

VIDEO
Ardiani prej kohësh është përfshirë në një trekëndësh dashurie me ish-konkurrenten e “Për’puthen” Jasmin Kadriu dhe balerinën. E gjitha nisi nga videoklipi i tij ‘Tranova’ ku ajo ishte protagoniste. Asokohe ata vendosën të luanin paska duke publikuar foto të ndryshme romantike, për t’i shërbyer si marketing për këngën. E kur kudo po aludohej se ata janë në një lidhje të dy e mohuan.

Ndërkohë para pak ditësh ata janë shfaqur bashkë. Ardiani ka publikuar një video në TikTok ku shihet me Jasminën duke kërcyer me ritmet e këngës së re që do lançojë së shpejti me Ledrin. “Jasmina më vizitoi sot”- shkroi ai krah videos. Mirëpo, duket se nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit që kanë shpërthyer në komente. Por, pavarësisht të gjithave Sabrine dhe Jasmina kanë një marrëdhënie të mirë bashkë. Balerina publikoi disa ditë më parë një video në TikTok ku Jasmina i komentoi: “Boss zemër.” Ndërkohë, Sabrine i ka kthyer: “Të dyja ne”. Në këtë mënyrë vajzat na kanë lënë të kuptojmë se kanë raporte shumë të mira dhe si duket Ardiani i ka prezantuar.

Zërat rreth një romance të mundshme mes Sabrine dhe Ardianit filluan pas këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua në muaj të 2020, ku ajo u shfaq si protagoniste. Mirëpo, gjërat mes tyre patën një krisje dhe të dy nuk u panë më bashkë. I ftuar në një emision muaj më vonë, Ardiani u pyet se si e ka emrin “Julieta” e tij dhe artistja tha “Sabrine”. “Julieta” nuk i referohej të dashurës si zakonisht ku paralelizohen historia e dashurisë mes “Romeo dhe Juliet”, por këngës së artistit me titullin “Juliet”. Në këtë këngë, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve. Pra, ai konfirmoi se mes tij dhe balerinës ka patur një romancë që ka marrë fund dhe ai i ka dedikuar një këngë.

Mirëpo, kur kaluan rreth dy vite nga ajo kohë, ata janë sërish bashkë.