“KAM DY DITË QË JAM E MËRZITUR”/ Monika Lubonjës i ndodh e papritura – AlpeGossip
“KAM DY DITË QË JAM E MËRZITUR”/ Monika Lubonjës i ndodh e papritura

“KAM DY DITË QË JAM E MËRZITUR”/ Monika Lubonjës i ndodh e papritura

Aktores së njohur, Monika Lubonja i ka ndodhur e papritura. Ish-banores së Big Brother VIP, i kanë vjedhur Instgramin dhe lajmin e bëri të ditur vetë ajo.

Përmes një video të postuar nga profili i saj në Tiktok, Monika thotë se është ka dy ditë pa Instagram dhe është shumë e mërzitur. Kjo pasi ky aplikacion për të gjithë personazhet e famshëm është kthyer në një domosdoshmëri për punë.

“Përshendetje miq. Kam 2 ditë që nuk e kam Instagram. Kanë tentuar që ta vjedhin. Falenderoj miqtë dhe fansat që kanë pyetur se çfarë ka ndodhur me Instagramin e Monikës. Jam mirë, por jam e mërzitur. Sepse ne Instagram, përveç momenteve të bukura që ne ndajmë me njëri-tjetrin, është kthyer në një domosdoshëri për punë. Me shpresë që të rikthej Instagramin, po ju përshëndes dhe faleminderit pafund të gjithë miqve që janë interesuar për mua”, ka thënë Monika.