Nga ZOG nate në këndes! Prezantuesi shqiptar rrëfen eksperiencën në televizion – AlpeGossip
Nga ZOG nate në këndes! Prezantuesi shqiptar rrëfen eksperiencën në televizion

Nga ZOG nate në këndes! Prezantuesi shqiptar rrëfen eksperiencën në televizion

Arbër Çepani është një prej emrave të njohur për publikun që prej fitores së tij në Big Brother, ku paratë i dha për bamirësi. Tashmë ai është sipërmarrës i një lokali, si dhe drejton emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”.

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ai rrëfeu se pati një ndryshim total në jetën e tij pasi nuk ishte person që zgjohej herët në mëngjes.

Çepani: Është një eksperiencë që nuk e mendoja se do e bëja ndonjëherë. Rez Aga, kur më propozoi këtë punë para dy vitesh, më tha do ndryshosh komplet stil jete. Më tha do çohesh që në 6 të mëngjesit. Ishte një shtangje totale se gjithë jetën kam qenë zog nate që flija në 2-3 dhe zgjohesha në orën 9. Të zgjohesh në 6 ishte traumë për mua, por nuk ishte se nuk doja. Sidomos në dy vitet e fundit se duke lexuar gjithë këta që kanë arritur të bëjnë gjëra në jetë, të gjithë zgjohen herët. Por, duke qenë se kam punën e lokalit, mu desh të rrija deri në 5 të mëngjesit, pastaj u çova në 6 të shkoja në emision. Kam zgjedhur dy ekstreme.