Arbana Osmani ka vendosur t’u përgjigjet sot pyetjeve të fansave, të cilët janë shumë kurioz të dinë më shumë për jetën private të moderatores.
Një prej tyre e pyet Arbanën: “E di që është herët për të vendosur, por cilat janë emrat e tu të preferuar për bebin?”.
“Emrat shqiptar”, iu përgjigj Arbana duke treguar kështu se bebushit do i vendosë emër shqiptar, ashtu si edhe djalit të saj të parë, Jonit.
Një prej fansave e pyeti Arbanën se cili është ushqimi i saj këtë periudhë dhe moderatorja u përgjigj: “Para ca vitesh jo vetëm që nuk e haja avokadon, por habitesha si e hanin dynjaja dhe pse vallë ky frut ishte aq i shtrenjtë dhe aq pa shije. Pastaj mësova ta marinoj siç duhet dhe do ti më hyri në qejf. Për momentin tostit me avokado nuk i them kurrë jo, që ka zëvendësuar nepse me bukë të thekur me içik djath të bardhë dhe sallam”.
E pyetur se cila është më e mirë, lindja natyrale apo me operacion, Arbana u përgjigj: “Ajo që doktori të thotë është më e mira për ty”.