Më mirë luani me zjarrin se sa me nervat e këtyre shenjave të horoskopit – AlpeGossip
Më mirë luani me zjarrin se sa me nervat e këtyre shenjave të horoskopit

Më mirë luani me zjarrin se sa me nervat e këtyre shenjave të horoskopit

Mjafton që ti ngacmoj dikush dhe ato janë të gatshme të përmbysin gjithçka, Janë aq nevrike saqë nxehen në pak minuta, por po aq shpejt qetësohen. Po cilat janë këto shenja që marrin flakë direkt?

Dashi

Atë e mërzit vonesa. Nëse jeni të qetë, dhe ju duhet shumë kohë për të përpunuar një informacion, mos qëndroni afër një dashi, pasi ai do të nxehet dhe nuk do e përmbajë inatin. Është një shenjë që nuk ka durim.

Demi

Ai nxehet kur gjërat nuk shkojnë sipas planit të tyre ose kur diçka e papritur ndodh. Ata nuk munden thjesht ta kalojnë një gjë dhe të bëjnë përpara sepse aty do u rri mendja gjithë kohën.

 

Kur një Dem nuk i ka bërë orët e plota të gjumit gjithshtu nxehet shumë lehtë.

Virgjëresha

Virgjëreshën e nxeh dhe zhurma e përtypjes së çamçakëzit, shqiptimi gabim i emrit të tyre, njerëzit që ecin ngadalë në rrugë… Pra Virgjëresha nxehet me çdo gjë! Ato nuk i durojnë dot njerëzit që janë në një standard më të ulët se to dhe pakënaqësitë e tyre i shfaqin hapur! Më kot nuk janë shenja më kritike e zodiakut.

Akrepi

 

Akrepi është shenja që nuk duron dot injorancën. Të qenit i paditur do e nxehë këtë shenjë dhe nëse ju nuk bëni asgjë. Akrepi urren gjithashtu njerëzit që gënjejnë dhe nëse ndihen të gënjyer, kjo gjë jo vetëm që do i mërzisë por do i bëjë që të “shpërthejnë”

Bricjapi

Kjo shenjë mërzitet kur në mes të punës ndërpritet nga njerëzit rreth e rrotull. Ata durojnë deri në një pikë, por kur nxehen nuk përmbahen më. Ata nuk i durojnë dot as shakatë pa kripë, ndaj tregohuni të kujdesshëm me këtë shenjë, sepse i marrin gjërat shumë seriozisht dhe nuk kanë sens humori.