JE NË DEPRESION APO SHUMË E MËRZITUR? Ja shenjat që bëjnë dallimin – AlpeGossip
JE NË DEPRESION APO SHUMË E MËRZITUR? Ja shenjat që bëjnë dallimin

JE NË DEPRESION APO SHUMË E MËRZITUR? Ja shenjat që bëjnë dallimin

Të gjithë kanë përjetuar ngjarje shumë të dhimbshme në jetën e tyre. Por jo të gjithë dinë të dallojnë kufirin ndarës mes një mërzie të zakonshme dhe depresionit që është shumë më serioz. Sipas psikologëve ka pak shenja që duhet t’i vëzhgoni me kujdes dhe vetëm ju mund t’i kuptoni.

Nëse mërzia nuk kalon

Mërzia është diçka që kalon, por në rastet kur ajo zgjat shumë dhe t’i nuk e kupton pse ke humbur interesin për gjëra që më parë të bënin të lumtur, duhet të kuptosh se mund të jesh në prag depresioni. Zakonisht kjo gjendje ndikon në regjimin e përditshëm.

Të është ndërprerë oreksi

Kur vini re që po hani gjithmonë e më pak dhe nuk flini rehat natën, duhet të konsultoheni me një psikolog.

Nuk gjen shkak për humorin e keq

Mundoheni të gjeni përgjigje pas mërzisë që ndjeni, por nuk ka. Kjo është sërish shenjë që mund të jeni në depresion, prandaj më e mira që mund të bëni është konsultoheni me specialistë të fushës.