“Katilja e Majkut” ju çmendi tek klipi, por nuk e dinit historinë e dhimbshme të jetës së saj – AlpeGossip
“Katilja e Majkut” ju çmendi tek klipi, por nuk e dinit historinë e dhimbshme të jetës së saj

“Katilja e Majkut” ju çmendi tek klipi, por nuk e dinit historinë e dhimbshme të jetës së saj

Ajo njihet me emrin “Katilja e Majkut” që nga koha kur u bë pjesë e videoklipit të reperit me titull “Katile”, por emri i vërtet i saj është Valbona Bajraktari.

 

Me skenat në videoklip ku shfaqet me bikini, por edhe me fotot në rrjete sociale, Valbona i çmend të gjithë, por historinë e saj të dhimbshme nuk e dinit.

Atë e ka rrëfyer vetë modelja në një postim në Instastory ku ka bërë një dedikim prekës për prindërit e saj të ndjerë.

“Për dy dashuritë e mija të pa zëvendësueshme! Nënë dhe babi, ju me të vërtetë ishit dy njerëzit me dashurinë më të sinqertë për mua. Fjalët e juaja nuk harrohen kurrë, janë frymëzim për mua. Vitet po kalojnë por dashuria që kam për ju dy sa vijë e shtohet më shumë. Ah moj nënë, sikur të ishe gjallë dhe të më shikoje që unë kam arritur aty ku ti ke pasur dëshirë. Nënë lute Zotin, të lutem që të na takojë prap së bashku, mu ty dhe babin në xhehnet! Nënë dhe babi ju dua deri në frymën e fundit”, shkruan Valbona.