“KUR PRINDËRIT…”/ Eneda Tarifa rrëfehet pa dorashka: Një martesë nuk duhet të mbaroj sepse është një trishtim – AlpeGossip
“KUR PRINDËRIT…”/ Eneda Tarifa rrëfehet pa dorashka: Një martesë nuk duhet të mbaroj sepse është një trishtim

“KUR PRINDËRIT…”/ Eneda Tarifa rrëfehet pa dorashka: Një martesë nuk duhet të mbaroj sepse është një trishtim

Ndodh rrallë që Eneda Tarifa të flasë hapur për jetën personale, dhe duket se intervista e fundit ka qenë një ndër to.

E ftuar në “ABC-ja e Pasdites”, Eneda tregoi hapur si e shikon ajo martesën dhe rrëfeu nëse do të dëshironte të martohej për herë të dytë.

Këngëtarja tregoi se një martesë të prishur e shikon si dështim dhe megjithëse e do martesën si institucion, nuk mendon të martohet për herë të dytë.

“Nuk do doja të martohesha më, por jo sepse nuk e dua martesën si institucion.  Unë mendoj që asnjë marrëdhënie që ka shkuar deri në martesë nuk duhet të mbaroj sepse është një trishtim. Martesa sjell gjëra të mira, familjen, rritjen e fëmijëve, pa mungesë të të dy prindërve. Edhe pse kur prindërit ndahen mundohen t’ja plotësojnë të gjitha, por kur je në të njëjtën shtëpi është tjetër”.- tha Eneda.

Rreth 3 vite më parë, Eneda i dha fund martesës 18-vjeçare me partnerin e saj Erjon Zaloshnja. Ata janë prindër të një vajze të quajtur Aria, e cila mesa duket është dhe motivi që ata të shihen më shpesh.

Si në rrjetet sociale, ashtu edhe nëpër intervista, këngëtarja e mirënjohur ka treguar se ruan ende një marrëdhënie shumë të mirë me ish-bashkëshortin dhe se janë ndarë pa drama.