“DUKESH KOT FARE”/ Këngëtarja shqiptare merr vendimin drastik pas talljeve të shumta (FOTO) – AlpeGossip
“DUKESH KOT FARE”/ Këngëtarja shqiptare merr vendimin drastik pas talljeve të shumta (FOTO)

“DUKESH KOT FARE”/ Këngëtarja shqiptare merr vendimin drastik pas talljeve të shumta (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është shumë aktive në rrjete sociale mirëpo po merr shumë mesazhe e komente negative nga ndjekësit.

Në një deklaratë të fundit Rita ka treguar se po i përjeton keq talljet që i bëjnë ndjekësit prandaj ka vendosur ta mbyllë Instagramin.

“Më kanë sharë me çdo gjë të mundshme. Ndjej se kjo gjë ndodh çdo ditë online. Më ndodh mua, i ndodh të tjerëve. Gjatë gjithë kohës më shkruajnë: ‘Dukesh e tmerrshme, je shumë kot, pse e veshe këtë pse e veshe atë’, gjëra që nuk do i thonin në jetën reale”, u shpreh Rita.

Këngëtarja tha se gjatë pushimeve nuk qëndron në rrjete sociale dhe këshilloi që edhe njerëzit e tjerë të veprojnë kështu.

“Nëse kjo është ajo që do, është zgjedhja jote personale. Unë do largohem nga rrjetet sociale gjatë pushimeve që të qetësohem më shumë”, u shpreh Rita.