“NE QË KEMI PUNUAR…”/ Zamira Kita habit me deklaratën: Prej meshkujve shkoj në shtëpi duke qarë (FOTO) – AlpeGossip
“NE QË KEMI PUNUAR…”/ Zamira Kita habit me deklaratën: Prej meshkujve shkoj në shtëpi duke qarë (FOTO)

“NE QË KEMI PUNUAR…”/ Zamira Kita habit me deklaratën: Prej meshkujve shkoj në shtëpi duke qarë (FOTO)

Aktorja shumë e dashur për publikun, Zamira Kita ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, për të folur mbi komedinë “8 femrat” së bashku me regjisoren Driada Dervishi.

Gjatë intervistës me Bieta Sulon, Zamira u shpreh se puna me meshkujt është më e vështirë e shpeshherë ka shkuar në shtëpi duke qarë.

“Ne që kemi punuar me meshkuj, ka patur raste që kam shkuar në shtëpi duke qarë. Epo mërzitesh sepse kujtojnë që dinë të bëjnë më mirë se ne, janë më të mençur se ne, kanë në dorë më shumë se ne, por në fakt nuk është kështu”, u shpreh aktorja.