Fotot para dhe pas grimit të kësaj blogereje i kanë fiksuar të gjithë! – AlpeGossip
Fotot para dhe pas grimit të kësaj blogereje i kanë fiksuar të gjithë!

Fotot para dhe pas grimit të kësaj blogereje i kanë fiksuar të gjithë!

Herët a vonë në jetë, të gjithë e dimë si është të të mbushet fytyra me puçrra. Disa prej nesh i lënë të kalojnë dhe s’i kanë problem. Disa të tjerë kërkojnë mënyra për t’i fshehur me grim e korrektorë.

Nëse jeni pjesë e grupit të dytë, kjo rutinë është bërë për ju.

Chloe Szep, 19 vjeçe, është një blogere nga Melburni. Në rrugëtimin e saj online, është treguar gjithnjë e hapur për problemet me lëkurën. Në një prej videove të fundit, shfaqet ajo para grimit dhe pas, duke fshehur mjeshtërisht gjithë njollat dhe puçrrat në lëkurë.

“Kur ke akne, sa më shumë mundohesh t’i fshehësh, aq më shumë duan të dalin në sipërfaqe,” thotë ajo, para se të shtojë se duhen shmangur produktet e trasha.

Chloe nis duke pastruar lëkurën me larës dhe duke aplikuar serum. Sigurisht, ndoqi këshillën e saj dhe aplikoi NARS Sheer Glow Foundation, një fondatinë të hollë, me ndihmën e një furçe të sheshtë.

“Është e vështirë të gjesh një bronzer ose një blush pa shkëlqim dhe pikërisht këto duhet të shmangësh kur ke fytyrë problematike. Shkëlqimi i bën puçrrat të bien në sy,” thotë Chloe. Ajo rekomandon Sparkly Belinni nga Too Faced.

Bazën e përfundon me highlighter-in Soft and Gentle nga MAC dhe rekomandon ta shmangni si hap nëse keni puçrra në zonën ku supozohet të aplikohet.