Linda Morina është shumë e njohur dhe shumë e komentuar në Shqipëri e Kosovë dhe shkak për këtë janë bërë postimet e saj të çuditshme në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook. Nuk janë të rralla daljet e saj publike dhe mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në “Zonë e Lirë”
Linda u ftua për të sjellë këngën e saj më të re “Nana e Hip-Hopit”, e cila është një diss publik ndaj të gjithë reperave shqiptarë.
Në këtë këngë që e performoi në studion e “Zonë e Lirë”, Linda thotë se ajo është nana e hip-hopit dhe se ua bën 8 me 0 të gjithë reperave shqiptare, duke përfshirë Noizyn, Getoarin, Mozzik, Getinjon, Taynën, Rinën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, etj.