NISIN XHIRIMET E “FALCO”/ Bes Kallaku na tregon një pjesë të kastit të filmit (FOTO) – AlpeGossip
NISIN XHIRIMET E “FALCO”/ Bes Kallaku na tregon një pjesë të kastit të filmit (FOTO)

NISIN XHIRIMET E “FALCO”/ Bes Kallaku na tregon një pjesë të kastit të filmit (FOTO)

Rreth një muaj më parë, ne të “News31.al” ju zbuluam se Bes Kallaku së shpejti do të vijë me një film të vetin. Pak javë më pas, vetë aktori postoi në ‘Instagram’ dhe posterin e filmit duke na zbuluar detaje të reja, si titulli i tij apo personazhi nën petkun e të cilit do të jetë Besi.

Përveç këtyre, nuk ishte zbuluar asnjë detaj tjetër dhe kureshtja më e madhe ishte për kastin e aktorëve apo stafin e produksionit. Ditën e sotme Besi sapo na tregoi se përgatitjet e filmit “Falco” kanë nisur, si dhe na zbuloi një pjesë të aktorëve dhe stafit realizues.

Pjesë e këtij projekti me rolet e tyre do të jenë:  aktori i njohur shqiptar Arben Derhemi, komediani Olsi Bylyku, Rashel Kolaneci, aktorja nga Kosova Arjola Demiri, si dhe shumë të tjerë ende të pa zbuluar. Ndërsa si një ndër regjisorët e këtij filmi, Besi ka zgjedhur Eduart Grishaj, i cili përgjatë një sezoni ishte nën të njëjtin rol në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel.

Në fotot e publikuara nga Besi në ‘Instagram’ shihet që po bëhet n jë punë kolosale nga një staf shumë i madh dhe me siguri, nisur nga kjo, përfundimi do të jetë i suksesshëm. Ne ndërkohë presim detaje të reja, për të zbuluar kastin e plotë të aktorëve dhe datën e publikimit.