BEBE REXHA I RRËMBEN “FRONIN” DUA LIPËS/ Artistja thyen rekordin botëror në muzikë – AlpeGossip
BEBE REXHA I RRËMBEN “FRONIN” DUA LIPËS/ Artistja thyen rekordin botëror në muzikë

BEBE REXHA I RRËMBEN “FRONIN” DUA LIPËS/ Artistja thyen rekordin botëror në muzikë

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare me famë botërore, e cila po ‘korr’ suksese të një pas njëshme në industrinë e muzikës.

Artistja deri më tani ka thyer disa rekorde në zhanret ‘Dance’, ‘Electronic’, si dhe në zhanret ‘Country’ në top-listat e Billboard.

Bashkëpunimi i këngëtares me David Guetta, “I’m Good (Blue), e ka renditur Rexhen në krye të top-listës së ‘Billboard’ prej 37-javësh për këngët më të mira në Hot Dance/Electronic Songs.

Gjithashtu këto këngë kaluan edhe hitin “Cold heart” e Elton John dhe këngëtares së njohur shqiptare, Dua Lipa, e cila vitin e kaluar qëndroi në kyer të listës për 36 javë.

Bebe Rexha i “rrëmben” fronin Dua Lipës/ Artistja thyen

Rexha tashmë ka thyer rekordin botëror, duke arritur që kënga e saj të qëndrojë më të gjatë në krye të top-listës së Billboard,  pasi dueti i saj “Meant to Be” dominoi për 50 javë në 2017

Megjithatë kompozimin origjinal i dy këngëve të Bebe Rexhës, “Meant to Be” dhe “I’m Good” është një rikthim i klasikëve të fillimit të viteve 2000 të Eiffel 65 “Blue (Da Ba Dee).”