“FITUESI PËR MUA ËSHTË…”/ Sarah flet për eksperiencën në “BB VIP” dhe për trekëndeshin Donald-Bora-Beatrix – AlpeGossip
“FITUESI PËR MUA ËSHTË…”/ Sarah flet për eksperiencën në “BB VIP” dhe për trekëndeshin Donald-Bora-Beatrix

“FITUESI PËR MUA ËSHTË…”/ Sarah flet për eksperiencën në “BB VIP” dhe për trekëndeshin Donald-Bora-Beatrix

Një nga të eleminuarat e “Big Brother VIP Albania” është dhe Sarah Berisha, blogerja e njohur shqiptare.

Ajo është komentuar shumë për lojën e saj brenda shtëpisë, sidomos për lidhjen e saj me DJ PM, që duket se po vazhdon në mënyrë të përsosur edhe pas daljes së saj.

Paraditen e sotme, Sarah ishte e ftuar në emisionin pasues të “BB VIP”: “Fan Club Big Brother Albania” për të dhënë intervistën e saj të parë pas eleminimit nga gara.

Ajo ka folur rreth komenteve të marra në rrjete sociale, duke theksuar se përgjithsisht ka patur fjalë pozitive, por nuk janë kursyer edhe komentet negative që lidhen kryesisht me marrëdhënien e saj miqsore me Donaldin apo një pëlqim të mundshëm për Granitin.

Ndërkohë, moderatorja Dojna Mema i ka drejtuar një pyetje blogeres se kush mendon se do ta fitojë garën sipas saj.

“Do të doja që garën ta fitojë Donaldi ose Beniada; mendoj që do ta fitojë Donaldi. Ai ka qenë miku im më i mirë brenda shtëpisë dhe më ka mbështetur gjithmonë, ndaj tani do të jem unë mbështetja e tij kryesore, krahas familjes së tij.”- u përgijgj ajo.

Sarah ka folur gjithashtu edhe për trekëndëshin e dashurisë Donald-Bora-Beatrix. Ajo ka thënë se, edhe pse e kishte parë puthjen midis Donaldit dhe Borës, ajo vuri re kiminë midis tij dhe Beatrix për një kohë të gjatë,

“Kur je aty brenda shihen gjërat ndryshe. Kam parë dhe para puthjes një lloj kimie midis Donaldit dhe Trixës. Nuk dua të flas për ndjenjat as të Donaldit, as të Trixës, por di që ata kanë patur shikime herë pas here me njeri-tjetrit dhe bënin ngacmime që dukeshin që nuk ishin aq miqsore.”- tha ajo.