Veshja dhe mënyra sesi ato shfaqen në sytë e publikut është një nga elementët më të rëndësishëm për personazhet e njohur.
Rastet kur dy ose më shumë prej tyre zgjedhin të njëjtën veshje ngjall shumë interes, për të parë sesi e kombinon secili apo se kujt i shkon më shumë.
Dje kanë bërë xing me veshjet e tyre prezantueset Marina Vjollca dhe Xheni Shehu.
Vajzat kanë vendosur të veshin një kostum me kuadrata, xhaketë dhe pantallona të shkurtra.
Nga fotot që dyshja ka postuar në ‘Instagram’ me të njëjtën veshje, shihet se si Xhemi dhe Marina kanë zgjedhur kanatjere të zezë për ta kombinuar.
Prezantueset shkëlqejnë, secila në stilin e saj pavarësisht se me të njëjtën veshje.