E akuzuan për ndërhyrje, Bleona Qerreti si kurrë më parë HAP ARKIVAT: Kjo idiotsia… (FOTO) – AlpeGossip
E akuzuan për ndërhyrje, Bleona Qerreti si kurrë më parë HAP ARKIVAT: Kjo idiotsia… (FOTO)

E akuzuan për ndërhyrje, Bleona Qerreti si kurrë më parë HAP ARKIVAT: Kjo idiotsia… (FOTO)

Karriera e saj muzikore nisi në vitin 1996, me pjesëmarrjen në Festivalin e Pranverës, ku vajza lozonjave atëherë vetëm 17 vjeç fitoi zemrat e të gjithë shqipëtarëve. Që prej atij momenti, Bleona Qerreti është rritur në skenën shqiptare, si dhe në atë ndërkombëtare.

Mirëpo, një foto e faqes “Vipat e bllokut” në “Instagram”, na riktheu ditën e sotme në vitin 2001, ku krahason pamjen e Bleonës me ditët e sotme. Faqja pretendon se ka zbuluar operacionet plastike të realizuara nga këngëtarja e hitit “Take You Over”.

Por Bleona nuk ka qëndruar e heshtur dhe ka reaguar përmes një vargu postimesh në “Instastory”. E irrituar, këngëtarja shprehet se nuk ka realizuar asnjë ndërhyrje estetike.

“Kjo është e të njëjtit vit me atë idiotësinë me photoshop që ke nxjerrë edhe ti. Turp të kesh. Verifikohet lehtë vitit i kësaj fotoje sepse është Festivali Kombëtar i vitit 2001. Titulli i këngës: Telefon!!!” – i përgjigjet këngëtarja sulmeve online të faqes në “Instagram”.

Bleona nuk ndalet me kaq! Ajo poston një tjetër foto nga e njëjta performancë, ku thekson se nuk ka asnjë ndërhyrje në hundë.

Dhe plot humor, Bleona tregon suksesin që po përjeton të përkthyer në para, ndërkohë që administratorët e faqes qëndrojnë pas llogarive të fshehta në “Instagram”