Miri i WSF ka një shqetësim të madh: Ç’ka Kosova me shqiptarët e Shqipërisë? – AlpeGossip
Miri i WSF ka një shqetësim të madh: Ç’ka Kosova me shqiptarët e Shqipërisë?

Miri i WSF ka një shqetësim të madh: Ç’ka Kosova me shqiptarët e Shqipërisë?

Tani që grupi i famshëm West Side Family do t’i rikthehet skenës, Landi dhe Miri po shprehin hapur shqetësimet e tyre lidhur me tregun e muzikës në Shqipëri dhe Kosovë, më specifikisht sa i takon koncerteve. Në një intervistë për ‘Jo Vetëm Modë’, Miri ‘i tha gjërat siç janë’.

Ne jemi më të hapur për industrinë e muzikës që bëjnë artistët e Kosovës. I mbështesim ata, i japim mundësinë të performojnë këtu. Në Shqipëri performojnë shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës. Po në Kosovë kush këndon?

Sipas tij tregu muzikor në Shqipëri është më i hapur për artistë nga të dyja vendet, e kundërta ndodh në Kosovë që ruan me fanatizëm këngëtarët e vet dhe është më pak mbështetëse ndaj shqiptarëve të Shqipërisë. Diçka e tillë sipas tij provohet më së miri nga axhendat e varfra të këngëtarëve të Shqipërisë në Kosovë.