Eneda Tarifa poston FOTON që i bëri të gjithë të pyesin: Çfarë i keni bërë Sandrit?! – AlpeGossip
Eneda Tarifa poston FOTON që i bëri të gjithë të pyesin: Çfarë i keni bërë Sandrit?!

Eneda Tarifa poston FOTON që i bëri të gjithë të pyesin: Çfarë i keni bërë Sandrit?!

Mbrëmë, pak para gjysmënalessë Voice of Albania Kids, Eneda Tarifa postoi në profilin e saj një foto me Aleksandër Gjokën, të dy trajnerë të këtij spektakli. Komentuesit patën të gjithë të njëjtën pyetje: Çfarë i keni bërë Sandrit?

Ndoshta ngaqë ne nuk jemi mësuar ta shohim të pispillosur, të krehur e të grimuar. E kemi adhuruar përherë ashtu me ondet e pabindura, syzet e beretat. Mbase edhe sepse mund të ketë rënë pak nga pesha apo edhe prej ndriçimit të zbehtë, portreti i tij dukej disi i çuditshëm. Por Sandri mbetet Sandri dhe ideja e autorëve të Voice of Albania Kids për ta sjellë edhe në këtë dimension të ri, s’mund të ishte veçse e qëlluar në shenjë.