Për të disatën seancë me radhë, opozita ka marrë të gjitha masat që të mos censurohet fjala e saj kur kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërpret punimet.
Lidhja përmes “Facebook” i mundëson kryetarit të PD-së, Lulzim Basha por edhe ish-liderit të saj, Sali Berisha që të flasin pa u shqetësuar, pa limit kohor dhe të komunikojnë me një audiencë të madhe.
Por kurioziteti është se cili prej deputetëve bën rolin e kameramanit në momentin kur Basha dhe Berisha lidhen live në “Facebook”?
Siç duket edhe nga fotot, telefonin e Bashës e mban deputeti i qarkut të Elbasanit, Endri Hasa, ndërsa Berishës në ndihmë i vjen Gent Strazimiri.
Panorama