BËRI COVER KËNGËN “PLAS”/ Flori Mumajesi ka një mesazh për të gjithë ata që e kritikuan Elhaida Danin (FOTO) – AlpeGossip
BËRI COVER KËNGËN “PLAS”/ Flori Mumajesi ka një mesazh për të gjithë ata që e kritikuan Elhaida Danin (FOTO)

BËRI COVER KËNGËN “PLAS”/ Flori Mumajesi ka një mesazh për të gjithë ata që e kritikuan Elhaida Danin (FOTO)

Ditën e djeshme Elhaida Dani i surprizoi të gjithë fansat e këngëtarit Flori Mumajesi, pasi publikoi versionin e saj të këngës “Plas”.

Kjo e fundit i dha fitoren Florit në festivalin “Kënga Magjike”, por nga ana tjetër Elhaida vendosi të bënte cover-in e këngës, në mënyrën e saj më të ndjerë.

Ndërsa shumë e pëlqyen dhe disa të tjerë u rrënqethën, pati dhe nga ata që mbetën të pakënaqur nga ky version i ri i këngës.

Shumë nga komentuesit në postimin e Florit për cover-in e Elhaidës shkruanin se nuk e pëlqyen.

“Vetëm ty të shkon ajo këngë, kjo sikur po jep shpirt” ose “Me thënë të drejtën asnjë nuk arrin ta këndojë më bukur se ti këngën, pavarësisht dëshirës së madhe”, ishin komentet më të shpeshta.

Por këngëtari, që triumfoi për herë të parë në “Kënga Magjike 2018”, vendosi që të reagojë publikisht për të gjithë ata që kritikuan Elhaidën.

“Cover-at nuk bëhen asnjëherë për t’u krahasuar, por për t’i dhënë dimensione të ndryshme këngës. Është një aromë tjetër, një ndjesi tjetër dhe unë personalisht jam i lumtur, që përcillet nga zëri i saj për të cilin të gjithë jemi krenar”, iu përgjigj Mumajesi komentuesve.

Lidhur me këngën më herët ai u shpreh se ishte një dedikim për dashurinë dhe për askënd në veçanti. Flori u shkëput prej tre vitesh nga skena shqiptare, për t’u rikthyer në fund të këtij viti.