“ËSHTË E IMJA”/ Ariu polar tall pulëbardhën, i nxjerr gjuhën dhe… (FOTO) – AlpeGossip
“ËSHTË E IMJA”/ Ariu polar tall pulëbardhën, i nxjerr gjuhën dhe… (FOTO)

“ËSHTË E IMJA”/ Ariu polar tall pulëbardhën, i nxjerr gjuhën dhe… (FOTO)

Një ari polar duket sikur i nxjerr gjuhën një pulëbardhe të qeshur. Seti me fotografitë e çuditshme është shkrepur në një nga rajonet më të largëta të Norvegjisë.

Fotografi amator Marko König vështroi kafshën prej pak metrash larg gjatë 30 minutave në Svalbard, Norvegji, teksa ariu polar po hante prenë e tij.

Ariu mashkull prej 400 kg duket sikur po tallën zogun, pasi tërheq një copëz mish .

Mësuesi 44-vjeçar nga Badhersfeld, Gjermani, ishte në një udhëtim 10-ditore rreth ishullit skandinav, i cili ka një popullsi prej rreth 3.500 arinj polare.

Ai tha: “Nuk e di nëse foka ishte e ngordhur ose nëse ariu e vrau vetë, ashtu siç ishte duke e ngrënë kur e pamë fillimisht. Në disa pamje duket sikur ariu po tallet me gjuhën e tij pulëbardhën, por unë mendoj se është vetëm një nga sjelljet e tij të ngrënies – ai e nxjerr jashtë gjuhën e tij ndërsa përtyp. Jam i kënaqur që pata mundësinë të shikoj dhe të fotografoj një skenë si kjo”.