Vitamina E është një vitaminë tejet e rëndësishme e cila luan role shumë thelbësore për shëndetin e njeriut. Ajo është para së gjithash një antioksidant i madh dhe i fuqishëm që mund të neutralizojë efektin e dëmshëm të radikaleve të lira dhe plakjen e qelizave.Por kjo nuk është e gjitha, sepse ky ”përbërës” është jashtëzakonisht i rëndësishëm kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
Përveç kësaj, një nga detyrat kryesore të vitaminës E është të përforcojë mbrojtjen imunitare: parandalon çrregullimet e lëkurës si puçrrat dhe ekzema; ndihmon në ndërlikimet diabetike, është efektive kundër sëmundjeve gastrointestinale dhe është një aleat i shkëlqyer kundër sindromit premenstrual.
Marrja e vitaminës E shpesh lidhet me atë të vitaminës A dhe C, dhe integratoreve të acideve yndyrore siç janë Omega-3 dhe Omega-6, që janë në gjendje të rigjenerojnë vitaminën E, në veçanti tocopherol-in, i cili pasi kryen funksionin e tij mund të oksidohet.
Kjo vitaminë gjendet tek farat, arrat, avokadot, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit si dhe tek bimët me gjethe jeshile. Studimet e fundit tregojnë se nëse vitamina E është në sasi jo të mjaftueshme në trup, rreziku ndaj kancerit është më i madh, si dhe mund të formohen perdet në sy.
.





![Këtë mashkull Beatrix e quan ‘Princ’ dhe nuk është vëllai i saj [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/pppppppppppppppldgflhnrh-bwo8estgz-400x289.jpg)







