NËSE ECNI 30 MINUTA ÇDO DITË/ Ja 10 gjërat që do i ndodhin trupit dhe mendjes suaj - AlpeGossip
NËSE ECNI 30 MINUTA ÇDO DITË/ Ja 10 gjërat që do i ndodhin trupit dhe mendjes suaj

NËSE ECNI 30 MINUTA ÇDO DITË/ Ja 10 gjërat që do i ndodhin trupit dhe mendjes suaj

Thuhet e besohet se 15-30 minuta ecje në ditë sjell jo pak përfitime shëndetësore, e të gjitha këto janë të vërtetuara shkencërisht. E çfarë bëjmë sërish.. Marrim makinën, autobusin e madje dhe ashensorin vetëm që të mos ngjisim shkallët. E sigurtë që do e vendosnit ecjen në listën tuaj  të përditshme të gjërave për t’u bërë, pasi të lexoni të gjitha arsyet e mëposhtme!

1. Mirëqenie mendore
Është vërtetuar përmes studimeve që ecja rrit nivelin e endorfinës dhe ul nivelin e stresit në trupin tonë në mënyrë të konsiderueshme.

2. Përmirësimi i shikimit
Ky mund të jetë një përfitim surprizues, por ecja mund të përmirësojë vizionin tuaj pasi duke çlodhur sytë në horizonte të hapura ul rrezikun e glaukomës.

3. Zemra më e fortë
Shoqata Amerikane e Zemrës deklaroi se ecja sjell po aq përfitime sa vrapi. Ky aktivitet fizik stimulon qarkullimin e gjakut dhe mban nën kontroll tensionin.

4. Përmirësim i funksionit të mushkërive
Për të përfituar maksimalisht, këshillohet që ecja të bëhet në natyrë në ajër të pastër. Në këtë mënyrë ajri i pasuruar me oksigjen do të përcillet në të gjitha qelizat e trupit tonë.

5. Nëse doni të mbani një nivel të shëndetshëm të glukozës, bëni tuajin  zakonin e të ecurit.  Në krahasim me vrapin, një studim zbuloi se ecja është më e mirë në parandalimin e diabetit. Ata njerëz që ecin kanë gjashtë herë më shumë nivele optimale të sheqerit në gjak sesa ata që vraponin

6. Sistemi tretës
Lëvizja e përgjithshme e trupit promovon gjithashtu lëvizjen e shëndetshme të zorrëve , duke parandaluar probleme të tipit si fryrje, kapsllëk etj.

7. Muskuj të tonifikuar
Humbja e yndyrës trupore bën që muskujt të bëhen më të dukshëm e tonifikimi i tyre mund të arrihet nëse ecni të paktën 10.000 hapa në ditë. Lexoni këtu sa hapa duhet të bëni për të rënë në peshë

8. Lehtëson dhimbjet e kyçeve
Sipas The Arthritis Foundation 30 minuta ecje në ditë redukton dhimbjen e nyjeve të ngurta dhe të eshtrave do të pakësohet. Efekti kryesor i tij është nyjet më të forta, duke shmangur dëmtimet dhe humbjen e kockave.

9.Nëse jeni duke vuajtur nga çrregullimet e humorit, ecja mund të ndihmojë në lehtësimin e këtyre simptomave. Stresi, ankthi dhe nivelet e depresionit provohen të reduktohen duke ushtruar rregullisht ecjen. LIVING

Për ta përmbledhur ecja:

• redukton rrezikun për sëmundjet koronare • rregullon tensionin e gjakut • rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve • ndihmon në ruajtjen e peshës trupore • ul rrezikun për obezitet • redukton rrezikun për osteoporozë • redukton rrezikun për kancer të gjirit dhe kolonës • redukton rrezikun për shfaqje të diabetit të tipit të dytë. • përmirëson gjendjen emocionale • redukton stresin • ndihmon në parandalimin e rrëzimeve në pleqëri • ndihmon për artritin.