“DO ÇJERR MASKËN”/ Albi akuza të forta ndaj Ritvanës: Ti je e… – AlpeGossip
“DO ÇJERR MASKËN”/ Albi akuza të forta ndaj Ritvanës: Ti je e…

“DO ÇJERR MASKËN”/ Albi akuza të forta ndaj Ritvanës: Ti je e…

Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, Ritvana debatoi ashpër me Albin. Ritvana tha se Albi ka të njëjtën sjellje me të gjitha vajzat dhe kjo nuk i pëlqen te ai.

Ndërkohë Albi e akuzoi për fasadë, duke i thënë se përdor faktin që është e artikuluar për t’u kamufluar.

Ritvana: Albi ka tentuar të më flasë disa herë, të bëjmë foto. Kam vënë re një veçori të Albit, afrohet me vajzat që t’iu kërkojë takim. Këtu nuk jemi as të bëjmë ndere, as të falemi. Unë do i jap takim atij që dua, atij që unë dua të njoh më shumë dhe më ngjall kureshtje, ti nuk je një nga ato. Kam vënë re se disa herë ka tentuar ta bëjë këtë gjë, duken veprimet tendecioze. E vlerësoj Albin si person, por jo në lidhje me mua, sepse kam vënë re se është i njëjtë me të gjitha vajzat.

Albi: Meqë e hape, më ke ardhur në shteg. Kam qenë unë që jam ulur aty dhe të kam thënë “Kam parë puntatat e tua, më pëlqen se je vajzë e artikuluar, ke formim. Por kam parë puntatat e fundit dhe nëse ka ndonjë gjë për të cilën jam penduar, ka qenë ajo që të kam thënë ty aty. Sepse nëse ti i ke thënë Adës fasadë, fasada e vetme këtu je ti. E vetmja fasadë je ti për një arsye të vetme. Ti ke një favor, je e artikuluar, di të kamuflohesh, di t’i fshehësh gjërat në mënyrë perfekte, ti je komplet e jashtme.

Ritvana: Do na e çjerrësh ti maskën? Pa argumenta? Ku janë këto fasada se na kënaqët fare

Albi: Do ta çjerr unë, këtu do jemi, të jesh e sigurt

Ritvana: Ruhu mos ke ti diçka të çirresh