LAJM I ËMBËL/ Këngëtarja shqiptare do bëhet nënë për herë të parë (FOTOT) – AlpeGossip
LAJM I ËMBËL/ Këngëtarja shqiptare do bëhet nënë për herë të parë (FOTOT)

LAJM I ËMBËL/ Këngëtarja shqiptare do bëhet nënë për herë të parë (FOTOT)

Këngëtarja Gresa Behluli është në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Lajmi u zbulua pak ditë më parë nga “Prive”, ndërsa së fundmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja.

Ajo ka publikuar këngën e re dhe në klip shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Kënga mban titullin “Numero Uno” dhe është publikuar para disa orësh në Youtube.

Kujtojmë se Gresa u martua në prill të vitit 2019 me një dasmë madhështore e cila u komentua shumë në media. Ajo tërhoqi të gjithë vëmendjen me fustanet që ndërroi gjatë dasmës, ku të ftuar ishin personazhe të njohur të ekranit.