Modelja e “Victoria’s Secret”, Alexina Graham ka deklaruar se është prekur nga Covid-19. Modelja 30-vjeçare ka publikuar foto nga spitali dhe ka treguar se këto ditë kanë qenë shumë të vështira për të.
“Isha e frikësuar, kisha dhimbje dhe nuk e dija ç’më priste, por motra u kujdes për mua. Disa njerëz akoma nuk e kanë marrë seriozisht sepse i shoh në lajme që mblidhen dhe bëjnë festa. Ju lutem qëndroni në shtëpi. Kjo është e frikshme. Kam vjellë disa herë gjatë ditës, kam patur ethe dhe më pas dhimbje të forta trupi. Më merreshin mendtë, mezi merrja frymë, mezi flisja, më dhimbte kraharori, nuk bëja dot një dush e vetme sepse doja ndihmë. Madje edhe ngrënia u bë e vështirë! Ju lutem merreni seriozisht dhe kujdesuni për veten!”, shkruan modelja.