Xheni dhe Benardi, një nga çiftet e “Big Brother”, më të pëlqyer nga publiku, në fillim të këtij viti deklaruan se janë rikthyer me njëri-tjetrin dhe janë shumë më të lumtur se më parë.
Xheni feston sot ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte një urim nga Benardi, i cili e ka surprizuar me një urim publik.
“Gëzuar ditëlindjen. Edhe 100 vite të lumtura zemër”, ka shkruar Benardi krah fotos së tij dhe Xhenit.
E pyetur pak kohë më parë se çfarë ka ndryshuar në marrëdhënien e tyre pas rikthimit, Xheni ka treguar se këtë herë e kanë mbajtur të fshehtë dhe i kanë bërë hapat më ngadalë.