"SHKOVA TË SQAROHEM POR FILLOI SHERRI"/ Renato Mekolli kap për fyti reperin shqiptar (FOTO) - AlpeGossip
“SHKOVA TË SQAROHEM POR FILLOI SHERRI”/ Renato Mekolli kap për fyti reperin shqiptar (FOTO)

“SHKOVA TË SQAROHEM POR FILLOI SHERRI”/ Renato Mekolli kap për fyti reperin shqiptar (FOTO)

Shef Renato gjithandej po etiketohet si “gangsteri” më i madh në vend. Të shumtë janë personazhet publikë që kanë postuar fotot apo reagimet e tij në rrjete sociale më këtë mbishkrim.

Madje Renato e ka mirëpritur këtë epitet dhe ka filluar të qeshë me të.Një nga personat që duket se ka marrëdhënie të mirë me Renaton dhe ka filluar ta quajë gangster është edhe reperi Skerdi Ago.

Më herët ai ka postuar një Instastory ku komunikon me shefin duke vënë në dukje sa “gangster” është ai.
Ndërsa sot Skerdi ka shkuar të takojë Renaton në restorantin e tij, por duket se gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve të reperit.

“Erdha të sqarohem me Renaton për gangsterllikun, por filloi sherri direkt” – shkruan Skerdi në foton ku duket Renato që i ka vënë duart në fyt.