“I HËNGSHA DASMËN”/ Pas përballjes me Mc Kreshën te “Kënga Magjike”, Rozana Radi na befasoi me deklaratën (FOTO) – AlpeGossip
“I HËNGSHA DASMËN”/ Pas përballjes me Mc Kreshën te “Kënga Magjike”, Rozana Radi na befasoi me deklaratën (FOTO)

“I HËNGSHA DASMËN”/ Pas përballjes me Mc Kreshën te “Kënga Magjike”, Rozana Radi na befasoi me deklaratën (FOTO)

Të gjithë e dimë se Rozana Radi dhe Mc Kresha kanë qenë në një marrëdhënie shumë vite më parë. Por këtë vit, ata u përballën tek “Kënga Magjike” ku ishin të dy konkurrentë. E sigurisht pas kësaj të gjithë jemi bërë kuriozë se si ka qenë përballja e tyre.

E ftuar në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën, Rozana Radi ka folur për herë të parë për këtë gjë. Këngëtarja është pyetur nëse kanë folur apo janë përshëndetur dhe ajo nuk ka ngurruar të tregojë:

“Posi jo, sapo u përshëndetëm. Ne nuk kemi vrarë asnjeri pastaj kemi 6 vite të ndarë. Unë bashkëjetoj me një njeri që e dua shumë dhe i hëngsha dasmën Kreshës”.- ka përfunduar Rozi duke qeshur.

Tashmë duket se Rozi dhe Kresha ruajnë një marrëdhënie të mirë miqësore edhe pse lidhja e tyre ka përfunduar vite më parë