Këtë vit, Erion Isai ka qenë scenarist I “Këngës Magjike” në 20 vjetorin e saj. Por veç kësaj ai ka edhe një surprizë në natën finale, së bashku me Bes Kallaku.
I ftuar në këndin e “Thumbi Magjik” në Pallatin e Kongreseve, Erion Isai ka zbuluar pak para finales surprizën e tyre. A kanë rezervuar diçka si vitin e kaluar? Erion Isai ka zbuluar paksa duke thënë se do të bëjnë atë gjë që dinë të bëjnë më së miri.
“Në natën finale, unë do jem me Besin e do bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë”- ka vazhduar më tej ai. Por Fatma dhe Aulona kanë pyetur me kuriozitet nëse pjesë e surprizës të tyre do të ishte edhe Olsi, duke qenë se tashmë ata kanë së bashku edhe rubrikën BE Kafe tek “E diela shqiptare”.
“Nëse futuet në finale si këngëtar, do të jetë edhe Olsi”- ka thënë ai.
Gjithësesi na mbetet të presim deri në darkë nëse surprizën do ta bëjnë të tre apo vetëm Besi dhe Erioni. Ç’të kenë kurdisur këtë herë?