10 këngët e reja që pritet të publikohen së shpejti në skenën shqiptare – AlpeGossip
10 këngët e reja që pritet të publikohen së shpejti në skenën shqiptare

10 këngët e reja që pritet të publikohen së shpejti në skenën shqiptare

Pas një pushimi të shkurtër për festat e fundvitit, artistët tanë i janë përveshur punës për projektet e reja.
Shumë këngë të reja duket se do të publikohen së shpejti nga këngëtarët më të njohur të skenës sonë.

Samanta Karavella & Ermal Fejzullahu

Pas pjesëmarrjes së saj në Kënga Magjike, e cila shënoi dhe rikthimin e saj me një baladë të ndjerë, këngëtarja Samanta Karavella bëri një periudhë pushimesh si dhe ju dedikua netëve live.

Megjithatë duket se “pushimi” nuk i zgjati shumë. Gazeta Express ka mësuar se këngëtarja ka xhiruar në Tiranë bashkëpunim e saj të radhës, i cili vjen me një nga emrat më të dashur të shqiptarëve, Ermal Fejzullahu.

Ky është bashkëpunimi i parë mes tyre dhe kënga pritet të jetë ritmike. Nuk dihet ende se kur do të publikohet ajo që pritet me padurim është sesi do të jenë kombinuar dy emrat e suksesshëm të muzikës shqiptare në këtë bashkëpunim.

Seldi Qalliu

Aktualisht është duke shijuar dashurinë e tij me këngëtaren Mimoza Shkodra. Pas fejesës dhe duetit të përbashkët, çifti para pak dite kanë pushuar në Punta Cana të Republikës Domenikane.

Mirëpo, kjo nuk po e ndalon që të jetë produktiv në skenën muzikore pas rikthimit që bëri në 2017.

Mësohet se Seldi Qalliu është në përgatitje të projektit më të ri muzikor, që do të vizualizohet me videoklip dhe pritet të publikohet brenda pak ditësh.

Shkurte Fejza & Kastriot Tusha

Brenda pak ditësh do të vijë edhe një këngë dedikuar festës së Pavarësisë së Kosovës.

Është këngëtarja Shkurte Fejza, e cila ka bashkuar forcat me Kastriot Tushën dhe së bashku do të sjellin projektin e titulluar “Një zemër”. Videoklipi i saj tashmë është realizuar dhe pritet që të publikohet në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë.

Eranda Libohova & Ardit Çuni

Eranda Libohova, zëri i cili ka kënduar këngë shumë të bukura ka përfunduar një bashkëpunim të ri, sërish me një artist të muzikës moderne.

Ardit Çuni, këngëtari i hitit ‘Jena Na’ do të jetë pjesë e këtij dueti që tashmë është regjistruar.

Kënga është krijuar nga Marsel Gunga e teksta teksti nga 2Step. Çuni ka qenë ai që ka publikuar këtë informacion në llogarinë e tij në Instagram duke zbuluar se në fund të muajit do të bëhet lançimi i saj.

Lori & Ardit Çuni

Me Ardit Çunin në duet do të vijë edhe Lori.

“Bjondina” është projekti i fundit i këngëtares Loreta Kaçka e njohur si Lori. Ky produksion muzikor u pëlqye nga adhuruesit e muzikës së saj, por edhe më tej.

E pas këtij suksesi, këngëtarja do të vijë me Arditin, artistin e ri, i cili pritet së shpejti të zë vend të madh në skenën muzikore shqiptare.

Kaltrina Selimi

Pas potpurive shumë ritmike në bashkëpunim me Alban Mehmetin, Kaltrina Selimi pritet që së shpejti të ijë me një këngë në zhanrin baladë.

Për këtë këngë, këngëtarja tashmë ka nisur punë dhe pritet që ta vizuelizojë edhe me videoklip. Brenda pak ditësh pritet të nisë edhe xhirimi i videoklipit.

Skivi Skillz

Me projekt të ri brenda pak ditësh pritet të vijë edhe Skivi.

Reperi i njohur ka realizuar një projekt solo, madje ka përfunduar edhe xhirimet e videoklipit, i cili pritet që për publikun të publikohet shumë shpejt.

Krahas emrave shumë të njohur, punës iu kanë përveshur edhe artistët më të rinj si Uki Latifi, Adelina Berisha e Skerdi.

Të tre artistët tashmë janë në fazat finale të këngëve të tyre që do t’i sjellin të vizuelizuara me videoklip./GazetaExpress/