“KISHA HARRUAR QË JAM FEMËR”/ Seti fotografik superseksi i Adrola Dushit në Shqipëri (VIDEO) – AlpeGossip
“KISHA HARRUAR QË JAM FEMËR”/ Seti fotografik superseksi i Adrola Dushit në Shqipëri (VIDEO)

“KISHA HARRUAR QË JAM FEMËR”/ Seti fotografik superseksi i Adrola Dushit në Shqipëri (VIDEO)

Modelja shqiptare Adrola Dushi po zhvillon karrierën e saj në Amerikë ku pozon për të reklamuar veshjet e firmave të njohura. Ajo është rikthyer në Shqipëri për djalin e saj Troi dhe për të realizuar një set fotografik shumë seksi.

Fotografitë nuk janë bërë ende publike, por moderatorja e “Why Not” arriti të merrte disa pamje nga prapaskenat. Për setin që e ka realizuar në bashkëpunim me fotografin Endrit Mërtiri dhe stilistin Niko Komani, Adrola tha:

“Është një set që jam dashuruar me veten më shumë. I thashë Endritit që më kishte marrë malli të shoh veten femër. E kisha harruar që jam femër se në Amerikë bëjmë vetëm foto për punë dhe del veshja e mirë. Unë dua të nxjerr dhe veten time ndonjëherë.”