ME SIGURI KENI PYETUR VETEN/ Ja pse xhaketat e dimrit kanë zakonisht kopsa mbi supe – AlpeGossip
ME SIGURI KENI PYETUR VETEN/ Ja pse xhaketat e dimrit kanë zakonisht kopsa mbi supe

ME SIGURI KENI PYETUR VETEN/ Ja pse xhaketat e dimrit kanë zakonisht kopsa mbi supe

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse xhupat, xhaketat dhe palltot dimërore kanë kopsa mbi supe?

Një vajzë duket se u ‘shqetësua’ aq shumë nga këto kopsa sa që vendosi të shkruante në Twitter pyetjen e mëposhtme.

“Më ka marrë 18- vite për të marrë vesh se për çfarë shërbejnë këto kopsa, për të mbajtur çantën mbi sup?”

Shumë përdorues të mediave sociale filluan të vrisnin seriozisht mendjen dhe të mendonin arsyen se pse këto kopsa ekzistojnë dhe përgjigjja ishte deri diku ajo tek e cila të gjithëve i shkoi mendja.

Modelet e këtyre xhaketave dimërore kryesisht janë të huazuara nga modelet e kapotave ushtarake. Në xhaketat ushtarake kopsa në fjalë shërben për të mbajtur të fiksuar rripat e çantave, armëve apo çdo gjëje tjetër që duhet të qëndrojë e varur në sup.