“NË KUADËR TË DASHURISË”/ Zamira Kita rrëfen detaje nga xhirimet: Nuk ka nivelin e familjes korçare, jam vjehrrë që nuk e do dhëndrin – AlpeGossip
“NË KUADËR TË DASHURISË”/ Zamira Kita rrëfen detaje nga xhirimet: Nuk ka nivelin e familjes korçare, jam vjehrrë që nuk e do dhëndrin

“NË KUADËR TË DASHURISË”/ Zamira Kita rrëfen detaje nga xhirimet: Nuk ka nivelin e familjes korçare, jam vjehrrë që nuk e do dhëndrin

Aktorja Zamira Kita ka rrëfyer detaje të reja në lidhje me filmin ‘Në kuadër të dashurisë’, ku protagonistë janë edhe banorët e Big Brother Vip 2, si Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli.

Zamira për “Ftesë në 5” zbuloi përvojën e xhirimeve të filmit, ku tha se Luiz dhe blogerja Sara Hoxha janë gjendur shumë mirë në rolin e tyre dhe nuk kanë pasur shumë nevojë për këshilla.

“Me Luizin dhe Sarën s’ kisha luajtur, por më kanë surprizuar sa shpejt e kapnin situatën. Nuk ishte as e nevojshme t’iu jepnin këshilla”.

Zamira tregoi se edhe në rol do të jetë po një grua korçare me të njëjtin emër. Ajo do të luajë si mamaja e Sara Hoxhës dhe Olta Gixharit e rrjedhimisht Luizi do të jetë dhëndri i saj në film.

“Jam një vjehrrë jo që nuk e do këtë dhëndrin, por ka ca rezerva ndaj këtij dhëndri. I duket sikur ky dhëndri nuk ka nivelin e familjeve korçare dhe i jep ndonjëherë urdhra. Bëhet si më kompetente sesa duhet. Por e do dhe respekton”, zbuloi Zamira.