Po vjen koha e shajeve dhe jemi gati për t’i nxjerrë më në fund nga dollapi. Ajo që na duhet tani është pak frymëzim për të mësuar disa stile të reja stilimi, të ndryshme nga ai tradicionali.
Nuk ka asnjë justifikim për të mos vendosur një shall mëndafshi, si “Ngjyra nuk më përshtatet me veshjen” apo “Është shumë vapë për ta vendosur.
Guxoni duke zgjedhur shaje me printe dhe ngjyra, për idetë e modelimit ju tregojmë ne 8:
1.Lidhe fjongo në qafë
2.Lidhe në njërën shpatull të kanatierës
3.Përdore si rrip te syzet e diellit
4.Lidhe rreth kyçit
5.Lidhe në bel
6.Shndërroje në një çantë
7.Lidhe rreth rripit të çantës
8.Vishe si një bluzë