Kejvina na shuan kureshtjen! Zbulon shumën marramendëse: Për një ditë pune paguhem… – AlpeGossip
Kejvina na shuan kureshtjen! Zbulon shumën marramendëse: Për një ditë pune paguhem…

Kejvina na shuan kureshtjen! Zbulon shumën marramendëse: Për një ditë pune paguhem…

Kejvina Kthella e mori famën e madhe në Shqipëri me daljen e saj të parë në “Xing me Ermalin” e që prej asaj dite është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizit.

Mirëpo siç dihet, Kejvina është jo vetëm velinë, por edhe modele, ku në Itali ka punuar për firma të ndryshme mode.

Bjondja seksi ishte e ftuar sot në “Një kat më lart” ku ka zbuluar shumën marramendëse me të cilën është paguar për 1 ditë pune.

“Siç është modelingu në Itali, në Shqipëri nuk ekziston. Shkon në casting, jemi mbi 100 vajza, presim një vend pune, mund të punosh një herë në muaj, mund të punosh dy muaj, dy herë në vit. Në Itali nuk kam bërë gjëra të mëdha sepse brendet e mëdha preferojnë vajzat shumë të dobëta. Ndërsa në Turqi kam punuar 3 muaj dhe kam qenë imazh i Versace. Jam paguar shumë mirë. 10 mijë dollarë për një ditë pune”, tregoi Kejvina