Era Rusi në një lidhje? Na vjen keq, por ajo do të shkojë nuse në Kosovë (VIDEO) – AlpeGossip
Era Rusi në një lidhje? Na vjen keq, por ajo do të shkojë nuse në Kosovë (VIDEO)

Era Rusi në një lidhje? Na vjen keq, por ajo do të shkojë nuse në Kosovë (VIDEO)

Era Rusi është një ndër këngëtaret shqiptare, e cila tregohet shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Ajo ka preferuar ta mbajë atë jashtë vëmendjes së publikut duke e shtuar edhe më shumë kuriozitetin e tyre.

Ditën e sotme Era ishte e ftuar në emisionin “Thumb” së bashku me këngëtaren e njohur nga Kosova, Remzie Osmani, ku folën për këngën e tyre më të re, “Telat e Zemrës”.

Nisur edhe nga titulli i këngës, moderatoret e emisionit e pyetën Erën se kush ia kishte prekur telat e zemrës asaj.

“Askush”, ishte përgjigjia e prerë e Erës.

Mirëpo në këtë moment ndërhyri këngëtarja Remzie Osmani, e cila tha se do ta merrte nuse në Kosovë.

“Do t’i gjej një burrë në Kosovë e ta marr nuse atje?”, u shpreh Remzija.