“BASHKË ME TË RILINDËM NE”/ Aktori shqiptar bëhet baba për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
“BASHKË ME TË RILINDËM NE”/ Aktori shqiptar bëhet baba për herë të parë (FOTO)

“BASHKË ME TË RILINDËM NE”/ Aktori shqiptar bëhet baba për herë të parë (FOTO)

Aktori shqiptar njohur si “Llukmani” nga seriali “O sa mirë”, Ernest Zymberi është bërë sot baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Ernesti me anë të një postimi në Facebook ku ka postuar dorën e vogëlushes.

Aktori shprehet i emocionuar për ardhjen në jetë të vajzës të cilës i kanë vendosur emrin Mara.

“Lena edhe une sapo u beme prind. Ka kohe qe e imagjinojme kete ndjenje. Ka kohe qe enderrojme kete moment. Fale Zotit po e perjetojme kete dhurate. Mara Zymberi lindi sot, bashke me te rilindem edhe ne me nje dashni te re ne mesin tone. Bota eshte e vogel e fjalet jane te pakta per ta pershkru kete ndjenje…”, shkruan Ernesti.

 

Aktori e ka pritur me shumë entuziasëm ardhjen në jetë të të bijës dhe gjatë pritjes së ëmbël postonte shpesh foto të bashkëshortes shtatzënë.