“NGA BUKA DJATHË-DOMATE TEK GJELI I DETIT”/ Moderatorja shqiptare kujton fëmijërinë (FOTO) – AlpeGossip
“NGA BUKA DJATHË-DOMATE TEK GJELI I DETIT”/ Moderatorja shqiptare kujton fëmijërinë (FOTO)

“NGA BUKA DJATHË-DOMATE TEK GJELI I DETIT”/ Moderatorja shqiptare kujton fëmijërinë (FOTO)

Moderatorja e njohur shqiptare është bërë nostalgjike këtë periudhë, ndërkohë që pret të festojë festat e fundvitit.

Dojna Mema ka publikuar disa foto nga fëmijëria të bëra gjatë festave, ndërsa ndan me ndjekësit disa kujtime vërtet të këndshme.

Në një foto ku ka pozuar me gjelin e detit, moderatorja tregon sesi një fund dhjetori e fshehu gjelin në dollap që të mos përfundonte në pjatë.

“Këtë gjelin e futa në dollap që të mos e gjenin se e dija që do të përfundonte në pjatë”, shkruan ajo në një foto në publikuar në Instastory.

Ajo tregon dashurinë e madhe për kafshët dhe faktin që nuk mund të mbante në shtëpi një të tillë.

Dojna rrëfen se një radhë kishte marrë borxh një qen për 10 min dhe e kishte mbajtur në tualet pasi nuk mund ta nxirrte në kuzhinë.