Alban Dudushi vihet në “siklet”: Si të la “Top-Channel” të vish në “Klan” ty… – AlpeGossip
Alban Dudushi vihet në “siklet”: Si të la “Top-Channel” të vish në “Klan” ty…

Alban Dudushi vihet në “siklet”: Si të la “Top-Channel” të vish në “Klan” ty…

Në puntatën e sotme të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” ishte moderatori i njohur Alban Dudushi. Prezenca e tij në televizionin Klan e “habiti” audiencën pasi nuk ndodh shpesh që personazhet e një televizoni të shfaqen në televizin tjetër aq më tepër në “televizionin rival”.

“Kjo varet sesi drejtuesit e mendojnë në një moment të caktuar. Varet sesi janë politikat. Ndonjëherë e ndryshojnë mendimin. Pastaj ka raste që ndryshojnë drejtuesit”, tha Albani “Në Kurthin e Piter Panit”.

Për lëvizjen e tij nga Top Channel në Klan e ngacmoi edhe Rudina Dembacaj në rolin e Pipit. “Xhaxhi Beni ecën vetë është tolerant apo edhe ti ndikove në këtë ndryshim”, tha ajo referuar drejtuesit aktual të Top-it, Ben Blushit. “Unë isha produkt i kësaj marrëdhënieje të ndryshuar”, u përgjigj Dudushi.
Dhe ndryshimi duket prej kohësh në fakt./AlpeNews.al