Moderatorja e njohur e emisionit “Boom”, Fiori Dardha, i ka prekur të gjithë së fundmi me një postim në Instagram, ku tregon periudhën e vështirë kur mamaja e saj ishte prekur nga kanceri i gjirit.
Fiori rrëfen se për shkak të kësaj sëmundjeje kishte humbur një person shumë të dashur dhe asaj i duhej të përballej sërish me të, kur i kishte prekur mamanë. Fatmirësisht, mamaja e moderatores ka arritur ta kapë në kohë kancerin dhe ta mposhtë atë. Në foton me të ëmën, moderatorja falenderon pa masë mjekët dhe stafin e shërbimit, të cilët u kujdesën që nëna e saj t’ja hidhte sëmundjes.
“Kam pare shume postime ne kete muaj ndergjegjesimi per kancerin e gjirit.
Kisha vendosur te mos e permendja fare kete dreq semundjeje, sepse me duket sikur, po e permende, ajo e mallkuar kujtohet per ty, per familjen tende.
Kam humbur nje person shume te shtrenjte nga kanceri i gjirit dhe sikur te mos mjaftonte, m’u desh te perballesha serish me te kur semundja preku mamin tim.
Por sot dua te them vetem dicka:
Mami im e mposhti semundjen, vetem sepse e konstatoi ne nje faze te hershme.
Kur zbulohet qe ne fazat e para, kanceri i gjirit eshte plotesisht i kurueshem!
Me besoni! Sot, kur shoh mamin tim, falenderoj Zotin dhe mbi te gjitha mjeket qe sugjeruan kontrollin per te, pavaresisht se nuk kishte asnje simptome te semundjes.
Mos neglizhoni!
Me kete semundje nuk behet shaka!
P.S: Per mjeket dhe stafin e sherbimit onkologjik: mirenjohja ime per ju eshte e pamate! Jeni heronj te vertete!”- ka shkruar Fiori në postim.