ASKUSH S’E DINTE/ Lori Hoxha zhvendoset për të jetuar në… (FOTO) – AlpeGossip
ASKUSH S’E DINTE/ Lori Hoxha zhvendoset për të jetuar në… (FOTO)

ASKUSH S’E DINTE/ Lori Hoxha zhvendoset për të jetuar në… (FOTO)

Tre ditë më parë, trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, festoi 25-vjetorin e lindjes. Në profilin e saj në Instagram, ajo publikoi foto ku tregonte se ndodhej në Londër dhe të gjithë menduan se Lori kishte udhëtuar atje për të festuar ditëlindjen.

Mirëpo, postimet e fundit të Lorit në Instastory na treguan të gjithëve se në fakt ajo po nis një jetë të re larg Shqipërisë. Lori publikoi disa prej dhuratave që kishte marrë prej mikeshave të saj, ndërsa njëra prej tyre i përmendte shtëpinë e re:

“Gëzuar ditëlindjen Lor. Të gjesh një dhuratë për ty është shumë e vështirë, pasi ti pothuajse ke gjithçka. Shpresoj që bluza të të mbajë ngrohtë, vëthët të të duken mirë dhe mendoj se do të të duhet dhe një varëse për çelsat e shtëpisë tënde të re. Të dua.”- ishte shënimi i mikeshës të cilin Lori e ndau me të gjithë në Instastoryn e saj, duke lënë të kuptohet se tashmë do të zhvendoset në Londër.