“SA HAPA SYTË PASHË KREVATIN E TIJ”/ Banorëve u mungon Kledi: Me kë të grindem unë tani… – AlpeGossip
“SA HAPA SYTË PASHË KREVATIN E TIJ”/ Banorëve u mungon Kledi: Me kë të grindem unë tani…

“SA HAPA SYTË PASHË KREVATIN E TIJ”/ Banorëve u mungon Kledi: Me kë të grindem unë tani…

Të premten mbrëma banori që la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte Kledi Hysa. Dalja e tij nga “Big Brother VIP” ishte shumë e papritur prej disa nga banorët.

Duket se pak orë pas daljes së tij, disa nga banorët e kanë ndjerë mungesën e modelit. Ata shprehen se u mungon Kledi dhe energjia pozitive që ai sillte në shtëpi.

Arjola dhe Monika kanë folur së fundmi në lidhje me ish-futbollistin, ku kjo e fundit shprehet: “Ndihet shumë mungesa e Kledit”.

Arjola ka pohuar duke thënë se sapo është zgjuar në mëngjes ka parë krevatin e tij: “Shumë! Shumë! Sa hapa sytë pashë krevatin”. Kujtojmë se Arjola kishte krijuar një raport shumë të mirë me Kledin brenda shtëpisë.

Por jo vetëm kaq, pasi edhe Sabiani kur është zgjuar dhe ndodhej jashtë thërret: “Mirëmëngjesi pa Kledin”. Aty ndodhej edhe Beatrix e cila shton: “Mirëmëngjesi pa dozën tonë të energjisë pozitive”.

“Ne jemi pozitiv, por ai ishte më pozitivi. Me kë të grindem unë tani në mëngjes? Kujt do ja acaroj unë nervat tani në pikë të mëngjesit”, shprehet këngëtarja e njohur.