BËHET BABA PËR HERË TË TRETË/ Kastro Zizo zbulon portretin e vogëlushit (FOTO) – AlpeGossip
BËHET BABA PËR HERË TË TRETË/ Kastro Zizo zbulon portretin e vogëlushit (FOTO)

BËHET BABA PËR HERË TË TRETË/ Kastro Zizo zbulon portretin e vogëlushit (FOTO)

Këngëtari i njohur Kastro Zizo është bërë baba për herë të tretë mëngjesin e sotëm, rreth orës 4:55. Partnerja e tij, Sara ka sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë quajtur Dante Bega.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Kastro. Ai ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto ku dallohet gjysma e portretit të vogëlushit.

“Sot në orën 4:55am erdhi në jetë biri im Dante Bega shëndosh e mirë. Të falenderoj shpirt, Sara që më solle në jetë princin e vogël”, ka shkruar këngëtari krahas fotos. Kujtojmë se identiteti i partneres së Kastros u zbulua vetëm pak kohë më parë, kur ajo ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Ajo quhet Sara dhe është 25 vjeç.