Rudina DUHET ta bëjë më shpesh atë që bëri sot, sepse me të vërtetë duket shumë… (FOTO) – AlpeGossip
Rudina DUHET ta bëjë më shpesh atë që bëri sot, sepse me të vërtetë duket shumë… (FOTO)

Rudina DUHET ta bëjë më shpesh atë që bëri sot, sepse me të vërtetë duket shumë… (FOTO)

Para se të mendoni se pale kushedi se ç’ka bërë, ju ftojmë të shihni edhe njëherë foton e sotshme të Rudina Magjistari. Ajo që kujdeset përherë që mos ta ekzagjerojë me prerjet, me gjatësinë e fustanit, me gjerësinë e pantallonave, me dekoltenë e bluzave e kopsat e këmishëve, (siç duhet të bëjë në fund të fundit çdo gurë televizive), sot ka nxjerrë supet dhe duket vërtet shumë e bukur.

Madje sikur të na dëgjonte ne, duhet ta bëjë më shpesh, sepse paska supe të bukur.

Dhe që nuk na pëlqen vetëm ne por edhe Rudinës vetë, duket te kjo fotoja e para ca ditëve, që e ka bërë Rudinën të provojë fillimisht me një prerje të guximshme. Por nëse këtu vazhdon të mbetet tek tonet e ëmbla dhe pikat e pafajshme, fustani bardhezi i sotshëm na solli disi në mendje Rudinën e kohës së spektakleve e skenave të mëdha, që na paska munguar.