PSE MORE ELGITIN? Klea Huta jep përgjigjen “rrufe”: E deshe për vete ti apo… – AlpeGossip
PSE MORE ELGITIN? Klea Huta jep përgjigjen “rrufe”: E deshe për vete ti apo…

PSE MORE ELGITIN? Klea Huta jep përgjigjen “rrufe”: E deshe për vete ti apo…

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet shqiptare të cilët tregohen mjaft të rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e tyre private. Edhe pse tashmë lidhjen e tyre e kanë konfirmuar publikisht ata preferojnë ta mbajnë atë sa më larg syrit të publikut duke mos ndarë pothuajse asnjë detaj me fansat e tyre.

Mirëpo kuriozitetin në lidhje me Elgitin dhe detaje të tjera rreth Kleas, moderatorja simpatike ka zgjedhur t’ua shuaj vet fansave nëpërmjet një komunikimi me ta në opsionin pyetje-përgjigje në Instagram.

Në këtë komunikim që ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme me ndjekësit e saj, Klea është pyetur edhe për arsyen se përse zgjodhi pikërisht Elgitin për të krijuar një lidhje.

“Pse Elgiti?”, e pyet një fanse Klean.

“Mos më thuaj që e deshe për vete?”, ishte përgjigja me humor e Kleas.

Ndër të tjera në këtë komunikim fansat e  kanë këshilluar Klean që të ketë kujdes me Elgitin, pasi ai është një ndër meshkujt më të bukur shqiptar.

 “Aman ku u dashurove me Elgitnin në çfarë vendi? Edhe ke marr çunin më të bukur që ka Shqipëria. Eee kujdes me të”, e këshillon një fanse.

“Zemra mos e ki merak fare. E ke lënë në duar të sigurta”, ishte përgjigja Kleas.