“PO MË SHIJON BEQARIA”/ Hygerta Sako në pritje të të duhurit: Nëse vjen… – AlpeGossip
“PO MË SHIJON BEQARIA”/ Hygerta Sako në pritje të të duhurit: Nëse vjen…

“PO MË SHIJON BEQARIA”/ Hygerta Sako në pritje të të duhurit: Nëse vjen…

Moderatorja e njohur e sportit, Hygerta Sako, ka treguar së fundmi se po e shijon jetën beqare. Teksa ishte e ftuar në një emisionin, ajo shprehet se është më mirë që të presë kur të vijë i duhuri, se sa të harxhojë kohë me njerëz që ndoshta nuk vlejnë.

“Ka aq shumë dashuri në jetën time sa dashuria e një mashkulli… Nuk ka asgjë të re, akoma beqare, po sikur po më shijon këto kohët e fundit”, tha Hygerta.

Kjo e fundit shton se edhe më përpara e ka pasur lirinë, por është duke pritur personin e duhur.

“Jo se nuk e kam patur lirinë më përpara, por kam përshtypjen që e kam thënë, më mirë kur të vijë i duhuri se sa të harxhosh kohë me njerëz që ndoshta nuk vlejnë. Unë e kam jetën të mbushur, kështu që nëse do të vijë dikush më i veçantë, do bëhet akoma më e mbushur, do derdhet”, tha moderatorja në emisionin “Rudina”.